

Strukturat e Policisë në Patos kanë ndërhyrë ditën e sotme pas një konflikti të ndodhur brenda familjes
Shërbimet e Policisë së Patosit kanë shoqëruar ditën e sotme shtetasin O. K., 51 vjeç, banues në Patos, pas një konflikti të ndodhur në familje.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vepruar pasi shtetasi O. K. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe dajës së tij.
I shoqëruari është dërguar në ambientet e komisariatit, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






