

Dibër, 25 Dhjetor 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në zonën e njohur si “Ura e Vocit”, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë”.
Si pasojë e përplasjes, një person mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja u konstatuan nga drejtues të tjerë mjetesh, të cilët njoftuan shërbimet e emergjencës.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






