Transmetuar më 25-12-2025, 13:23

Një tjetër aktor i serialit më të famshëm komik në botë, "Friends", ka ndërruar jetë në moshë të parakohshme.

Media amerikane raporton se ka vdekur Pat Finn 59 vjeç. Ai ndërroi jetë pas një beteje me kancerin, të hënën, më 22 dhjetor në banesën e tij në Los Angeles.

Prej mëse tre vjetësh Patt Finn vuante prej kancerit.

“Pat nuk takoi kurrë një të huaj, vetëm miq që i njihte. Ai e jetoi jetën e tij në maksimum, me gëzim dhe emocione “, tha familja e tij në një njoftim në rrjetet sociale.

Pasi pati disa role në filma dhe serialë të njohur, Patt u bë pjesë i serialit Friends në vitin 2000. Në dy episode të serialit ai ishte Dr. Roger, i dashuri i Monicës (Courteney Cox).

Më herët në 2023 vdiq Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing.

Aktori i famshëm amerikan u nda nga jeta vetëm 54 vjeç.

Dy vite para Perry vdiq edhe aktori i këtij seriali, James Michael Tyler, i cili kishte luajtur në rolin e Gunther. Edhe Tyler ishte 59 vjeç kur vdiq.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit