Transmetuar më 25-12-2025, 12:29

Tirana, 25 Dhjetor 2025 – Ministria e Brendshme bën me dije se ditën e premte, zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 12:00 në të 12 qarqet e vendit, për të lehtësuar fluksin e qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Ky orar i veçantë ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve, veçanërisht atyre që vijnë nga jashtë vendit për një periudhë të shkurtër, një akses më të shpejtë dhe më të lehtë në shërbimet e identifikimit.

Shërbimet do të ofrohen në të gjitha qytetet ku funksionon IdentiTek, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Vlorën, Fierin, Korçën, Lezhën, Dibrën, Beratin, Kukësin dhe Gjirokastrën. Në kryeqytet, qytetarët mund të kryejnë procedurat pranë Njësisë 2 dhe Njësisë 4, pavarësisht gjendjes civile.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit