

Kuçovë, 25 Dhjetor 2025 – Një përplasje mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kuçovës. Një 19-vjeçar është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Beratit njofton se një 17-vjeçar është përfshirë në këtë incident dhe materialet e hetimit janë referuar në prokurori. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për arsye të dobëta.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






