Transmetuar më 25-12-2025, 11:06

KAVAJË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, ku një biznesmen është plagosur me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është sulmuar me thikë, duke mbetur i plagosur. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë tha policia

Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit