Transmetuar më 25-12-2025, 09:42

KORÇË- Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës, ku po trajtohej nën kujdesin e mjekëve, dy ditë pas aksidentit të ndodhur në fshatin Sovjan.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor në spitalin e Korçës, Hetran Fetollari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti.

Drejtuesi i makinës, i përfshirë në incident, u arrestua menjëherë nga policia dhe po hetohet për rrethanat e ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë duke folur  për aksidentin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, tha se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 44 vjeç, banues në Korçë.

Ai akuzohet se duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. F., 78 vjeç, banues në fshatin Sovjan, që lëvizte me biçikletë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit