Transmetuar më 24-12-2025, 22:59

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar sot inspektorin me iniciale M. K., punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” sipas nenit 299/3 të Kodit Penal.

Sipas njofitmit të AMP, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku inspektori duke drejtuar motomjetin përplasi shtetasin P. F., 65 vjeç. I lënduari u transportua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërrroi jetë rreth orës 21:00. Në aksident u lëndua gjithashtu edhe vetë punonjësi i policisë.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit