

Tiranë, 24 dhjetor 2025 – Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”, e cila solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në renditje.
Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-2 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në “Elbasan Arena”, sfida mes AF Elbasanit dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, një ndeshje e shoqëruar me tension dhe polemika. Ndërkohë, Vora regjistroi një fitore të thellë 4-1 ndaj Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Dinamo City triumfoi në transfertë ndaj Partizanit me shifrat 3-1, ndërsa Egnatia arriti një tjetër fitore jashtë fushe, duke mposhtur Teutën me rezultatin minimal 1-0. Për kampionët në fuqi, kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që i lejon të mbyllin fazën e dytë të kampionatit në krye të renditjes me 37 pikë.
Pas përfundimit të javës së 18-të, AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 33 pikë, Dinamo City mban vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Vllaznia pozicionohet e katërta me 30 pikë, duke mbajtur hapur garën për pjesën e sipërme të tabelës.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






