

POGRADEC, 24 dhjetor 2025 – Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Policia e Pogradecit në zonën e lokaleve pranë ish-vilave, ku janë ushtruar kontrolle të shumta ndaj personave dhe ambienteve publike.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit është konstatuar një person që mbante me vete një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa. Ai është ndaluar në vendngjarje dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe pritet arrestimi i tij.
Burime policore bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe ndaj personave të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit, në kuadër të masave për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat urbane.
Ende nuk është bërë e ditur sasia e drogës së sekuestruar, si dhe identiteti i personit të ndaluar, ndërsa aksioni policor vijon edhe në këto momente.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar sapo të përfundojnë veprimet hetimore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






