Transmetuar më 24-12-2025, 19:27

Shkodër/Elbasan, 18 dhjetor 2025 – Emocione dhe spektakël kanë shoqëruar ndeshjet e fundit të javës së 18-të në Kategorinë Superiore. Vllaznia është rikthyer te fitorja pas një ndeshjeje të luftuar, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-2.

Me këtë sukses, shkodranët ngjiten në vendin e katërt të renditjes me 30 pikë, ndërsa Flamurtari vazhdon të mbetet në vështirësi, duke u pozicionuar në vendin e parafundit të klasifikimit.

Në sfidën tjetër, Elbasani dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në një ndeshje të shoqëruar me tension dhe polemika. Në mesin e pjesës së dytë, lojtarët e Tiranës u larguan përkohësisht nga fusha e lojës në shenjë proteste, pas akordimit të një penalltie në favor të Elbasanit.

Pas këtij rezultati, Elbasani ruan vendin e dytë në renditje, ndërsa Tirana vijon të mbyllë klasifikimin, duke thelluar krizën e rezultateve në këtë sezon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit