Transmetuar më 24-12-2025, 18:25

ELBASAN – Ndeshja mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës është shoqëruar me tensione, pasi skuadra e Tiranës është tërhequr drejt dhomave të zhveshjes pas shënimit të golit të Elbasanit nga pika e penalltisë.

Tërheqja e bardhebluve ka ardhur si reagim ndaj vendimeve të arbitrit, të cilat janë kontestuar nga stafi dhe lojtarët e KF Tiranës. Por gafa e Tiranës qëndron në faktin se qëndroi në lojë gjatë ekzekutimit të penalltisë dhe u largua vetëm pasi u shënua gol.

Situata ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të takimit, ndërsa pritet një vendim zyrtar nga arbitrat dhe delegati i ndeshjes.

Nga ana tjetër, skuadra e Elbasanit ka mbetur në fushë në pritje të rifillimit të lojës, ndërsa atmosfera në stadium ka qenë e tensionuar.

Me këtë veprim Tirana rrezikon ndëshkim të rëndë nga disiplina.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit