Transmetuar më 24-12-2025, 17:34

TIRANË – Kursi i këmbimit euro-lek ka arritur një minimum të ri historik në prag të festave të fundvitit.

Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, këtë të martë euro është këmbyer me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit valutor bëjnë me dije se në ditët e fundit është vërejtur një ofertë e shtuar e valutës së huaj në treg, një fenomen që konsiderohet sezonal. Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të euros, duke ndikuar në forcimin e mëtejshëm të lekut.

Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi euro-lek ka shënuar një rënie vjetore prej 2.1%, nivel më i moderuar krahasuar me vitet e mëparshme.

Ekspertët vlerësojnë se stabiliteti relativ i kursit gjatë këtij viti lidhet kryesisht me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, më shumë sesa me ndikimin e drejtpërdrejtë të forcave të tregut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit