

TIRANË – Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Tiranë ka ndërmarrë masa administrative ndaj një subjekti tregtar, duke bllokuar një sasi prej rreth 5 tonësh produkte ushqimore.
Sipas njoftimit zyrtar, janë bllokuar 5 ton djathë i llojit Gouda si dhe 944 kilogramë fileto pule, për shkak të mungesës së kundraetiketës në gjuhën shqipe, në kundërshtim me kërkesat ligjore për etiketimin e produkteve ushqimore.
Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se subjekti është penalizuar me masë administrative gjobë, për shkelje të rregullave të etiketimit dhe të gjurmueshmërisë së produkteve.
AKU thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






