Transmetuar më 24-12-2025, 14:20

DIBËR – Një aksident automobilistik i shumëfishtë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan, pjesë e Rrugës së Arbrit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa raportohet për disa persona të lënduar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjegulla e dendur dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaku kryesor i aksidentit, duke vështirësuar ndjeshëm shikueshmërinë dhe qarkullimin e mjeteve. Ky segment rrugor njihet për problematika të shpeshta, ku edhe më herët janë regjistruar aksidente të ngjashme.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun, ndërsa numri i saktë i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.

Mjegulla e dendur, e cila prej më shumë se 23 ditësh ka përfshirë qarkun e Dibrës, vijon të mbetet një rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe festash, kur qarkullimi është rritur ndjeshëm për shkak të kthimit të emigrantëve në atdhe për festat e fundvitit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit