

BELGJIKË- Shtatë shqiptarë janë dënuar më dhjetë vite burg në Belgjikë. Media belge HLN shkruan se shqiptarët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike dhe armësh. Pas shpalljes së vendimt, ata janë dërguar menjëherë në burgun e Begijnenstraat, në të cilin flenë aktualisht 59 të burgosur me dyshek të shtruar në tokë.
Gjatë seancës gjyqsore, avokati i tyre mbrojtës, ngriti shqetësimin se në burg nuk ka vende. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari, i cili urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të tyre, për shkak të rrezikut të arratisjes ose mundësisë së përsëritjes së veprës penale.
Artikulli i plotë nga HLN
Shtatë shqiptarë, të cilët u dënuan mëngjesin e të martës me deri në 10 vite burg, u arrestuan menjëherë me urdhër të Gjykatës së Antverpës në Belgjikës. Disa nga të pandehurit, që ndodheshin në arrest shtëpie me byzylyk elektronik, u prangosën në sallën e gjyqit dhe u dërguan në burgun e Begijnenstraat, ku aktualisht 59 të burgosur flenë mbi dyshekë në tokë. Gjykata e Antverpës shpalli të martën vendimin për një bandë shqiptare që merrej me tregti droge dhe armësh nga kafeneja Pimpelhof në lagjen Seefhoek.
Dy policë të infiltruar vepruan fshehurazi brenda bandës dhe dokumentuan aktivitetet kriminale. Gjykata dënoi gjithsej 14 të pandehur me dënime të rënda me burg. Krerët e bandës, mes tyre edhe pronari i kafenesë Pimpelhof, Fatos M., u dënuan me 8 deri në 10 vite burg; ndërsa të pandehurit e tjerë me 5 deri në 7 vite burg.
Pas shpalljes së vendimit, prokuroria kërkoi arrestimin e menjëhershëm të shtatë të pandehurve, për shkak të rrezikut të arratisjes ose mundësisë së përsëritjes së veprës penale. Avokatët theksuan se shumica e shqiptarëve jetojnë prej vitesh ligjërisht në Belgjikë. Avokati Koen Vaneecke, që përfaqësonte Bujar H. nga Sint-Niklaas, ngriti shqetësimin se në burg nuk ka vende.
“A nuk po mbarojnë edhe dyshekët për ata që flenë në tokë?” – u shpreh ai.
Gjykata nuk u mor parasysh me gjendjen e mjerueshme të burgjeve dhe urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të shtatë nga katërmbëdhjetë të dënuarit. Disa avokatë kanë njoftuar tashmë se do të apelojnë vendimin dhe do të paraqesin kërkesë për lirimin e klientëve të tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






