

KORÇË – Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e ndjeshme e fluksit të udhëtarëve, kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, në prag të festave të fundvitit dhe vigjiljes së Krishtlindjes. Emigrantë të shumtë po kthehen në atdhe për të festuar pranë familjeve të tyre.
Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, përballë fluksit të shtuar po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa për autobusët janë vënë në funksion dy sportele të dedikuara. Gjithashtu, ka nisur regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke, me qëllim lehtësimin e lëvizjes.
Policia Kufitare është angazhuar maksimalisht për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe për të përshpejtuar procedurat e kalimit kufitar, duke garantuar një qarkullim sa më normal të udhëtarëve.
Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim, për shkak të afrimit të festave të fundvitit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






