Transmetuar më 24-12-2025, 10:03

SHKODËR – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Neonët 4”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave. Me këtë fazë, shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura gjatë operacionit.

Si rezultat i kontrolleve intensive, u arrestua në flagrancë Gjovalin Binaku, 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, i cili kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis.

Gjithashtu, u ndalua Robert Vata, 25 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa nisi procedimi penal për shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, të dy banues në Velipojë dhe punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Njëri prej punonjësve të OSHEE-së u arrestua, ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për kultivim në Velipojë, Policia sekuestroi 308 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 85 gramë kanabis të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe 4 telefona celularë. Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e shtetasit R. V. u gjetën dhe u sekuestruan 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, me mbështetjen e Forcës Operacionale dhe njësisë “Shqiponjat”.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Operacione të njëpasnjëshme nga strukturat e DVP Shkodër për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët 4”. Shkon në 7 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.

Kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, arrestohet në flagrancë një 22-vjeçar nga Vau i Dejës.

Në pranga edhe 1 punonjës i OSHEE-së, ndërsa 2 punonjës të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim.

Sekuestrohen 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua faza e katërt e operacionit policor të koduar “Neonët”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gjovalin Binaku., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës.

Në vijim të operacionit u ndalua edhe shtetasi Robert Vata, 25 vjeç, banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, të dy banues në Velipojë dhe punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në një ambient (banesë), në Velipojë, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. V., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit