

7 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit janë shifra që tregojnë qartë se Ernest Muçi është lojtari i momentit në Turqi, askush nuk ka bërë më mirë se sa sulmuesi kuqezi. Për të gjetur një tjetër lojtar me një rendiment të tillë në radhët e Trabzonspor duhet të kthehemi 11 vite pas në kohë. Lojtari i fundit që kishte perfomancë të tillë ishte braziliani Paulo Henrique.
Nëse Muçi arrin të shënojë edhe në ndeshjen e radhës atëherë do të vendoste një rekord unik në radhët e Trabzonspor, pasi asnjë lojtarë tjetër më parë nuk e ka bërë diçka të tillë.
Paraqitjet dhe rendimenti i Muçit shtyn drejtuesit e klubit nga Stambolli të futen në negociata për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar. Sigurisht në mes është edhe Beshiktash, ekipi që ka në pronësi kartonin e tij. Muçi u transferua këtë verë në formë huazimi me të drejtë blerje për 8,5 milionë euro, një shifër jo e vogël, por në radhët e Beshiktash nuk pranojnë të negociojnë për këtë pjesë pasi dëshirojnë të marrin pas investimin e bërë afro 1 vit më parë kur blenë kartonin e tij nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






