

SARANDË- Një aksident është shënuar ditën e sotme në segmentin rrugor Vrion- Krane, në kthesën e Finiqi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor. Nga burimet paraprake mësohet se, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, 65-vjeçari me iniciale, SH.XH.
Pas njoftimit të aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur. 65-vjeçari, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, me dëmtime që nuk përbëjnë rrezik për jetën. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, dhe pritet të kryhet edhe testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






