

Pas protestës së djeshme para kryeministrisë, e cila zgjati vetëm dy orë, edhe pse ishte paralajmëruar se do niste si revoltë pa fund, kryedemokrati Sali Berisha ka marrë një vendim të papritur.
Berisha u ka dërguar një mesazh të qartë deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, me anë të së cilës iu bën me dije se nuk mund të dalin me emisione televizive dhe përballë analistëve pa lejen e tij. Kujtojmë se brenda PD-së, ka nisur një tjetër përçarje me “udhëheqës” Ervin Salianjin, i cili është shkarkuar si drejtues i njësisë nr.6. Mbrëmjen e djeshme, kjo përçarje shkoi më tej, pasi Salianji u përjashtua dhe nga grupi i “Whatsapp” i PD-së.
“Mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDSH, deputetëve të Grupit Parlamentar të PDSH, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDSH, drejtuesve dhe anëtarëve të departamenteve qendrore të PDSH, drejtuesve të degëve të PDSH. Përshëndetje të nderuar zonja dhe zotërinj, me këtë mesazh ju rikujtoj se Kryesia e PDSH dhe Grupi Parlamentar i PD kanë vendosur si më poshtë:
“Nuk më përjashton dot askush…”/ Deklarata e Salianjit, vjen përgjigjia e PD: Përjashtohet nga… 1-Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterparts të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë.
Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë të KK, departamenteve, sekretariateve, Kryesisë, Grupit Parlamentar, pushtetit lokal etj., nuk dalin në debate me analistë ‘të pavarur’ të cilët shërbejnë si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe njerëzve të saj ne studiot televizive dhe si mercenar te paguar nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për mashtrimet, manipulimet, falsifikimet e tyre për të mbrojtur qeverinë.
Përveç kësaj qeveria, me ndihmën edhe të disa moderatorëve, e ka gjetur këtë si mënyrë për ta mbajtur debatin te opozita, duke vënë përballë vazhdimisht ‘analistë të pavarur’, një pjesë e mirë e të cilëve janë në role këshilltarësh apo drejtorësh në zyrat e shtetit, apo autor veprash penale e me përfaqësues të opozitës dhe për të mbuluar me heshtje aferat e qeverisë.
Opozita nuk duhet dhe nuk do ta lejojë qeverinë që ta përdorë atë si maskë në mediat që kontrollon, për të fshehur vjedhjet, keqbërjet dhe aferat e saj si organizatë kriminale. Ndërkohë, çdo intervistë, lidhje direkte apo prononcim që lidhet me aferat e qeverisë, korrupsionin, skandalet etj., duhet shfrytëzuar maksimalisht. Së fundmi, për të gjitha ftesat nga studiot televizive duhet të njoftoni Drejtorinë e Shtypit, kjo, së pari, për të marrë prej zyrës së shtypit mesazhin e ditës së PD dhe, së dyti, për të mos lejuar “peshkimin” e mediave të kontrolluara nga qeveria, të cilat, sapo refuzohen për motivet e mësipërme nga i ftuari i parë, ftojnë të tjerë për të zbatuar porositë e zyrës së propagandës së kryeministrit.
Ky vendim do t’ju përcillet edhe partive aleate, në mënyrë që qëndrimi të jetë i përbashkët.
Përshëndetje të përzemërta. Me respekt Sali Berisha”, thuhet në mesazh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






