Transmetuar më 23-12-2025, 18:07

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë.

65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit