Transmetuar më 23-12-2025, 16:11

SHBA, 23 Dhjetor 2025

Hunter Biden ka kritikuar hapur babanë e tij, presidentin Joe Biden, gjatë një interviste të gjatë në podkastin “The Shawn Ryan Show”, duke e cilësuar politikën e imigracionit dhe mënyrën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani si dështime serioze.

Duke folur për çështjen e imigracionit, Hunter Biden u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për imigracion të ligjshëm dhe të rregulluar, por theksoi se hyrjet ilegale në vend përbëjnë një problem madhor. Sipas të dhënave të Zyrës së Buxhetit të Kongresit, gjatë presidencës së Joe Bidenit, rreth 2.4 milionë emigrantë hynë çdo vit në SHBA, ndërsa një analizë e Goldman Sachs vlerëson se rreth 60% e tyre kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme.

Hunter Biden deklaroi gjithashtu se Shtëpia e Bardhë kishte arritur një marrëveshje me republikanët për mbështetjen e një projektligji gjithëpërfshirës për sigurinë kufitare, të negociuar nga senatorët James Lankford, Kirsten Sinema dhe Chris Murphy. Sipas tij, pak muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, ish-presidenti Donald Trump ndërhyri duke u kërkuar republikanëve të tërhiqnin mbështetjen për projektligjin.

Sa i përket Afganistanit, Hunter Biden e cilësoi tërheqjen si një proces të dështuar, duke përmendur sulmin vetëvrasës të ISIS-K në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë gjatë operacionit të evakuimit.

Materialet i kaluan autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit