Transmetuar më 23-12-2025, 16:09

Kakavijë, 23 Dhjetor 2025

Vijon fluksi i lartë i qarkullimit në pikën kufitare Shqipëri–Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 7 919 lëvizje shtetasish në të dyja anët e kufirit, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Po ashtu, janë evidentuar 2 675 mjete në hyrje-dalje, përkatësisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Sipas mediave greke, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të qëndrojë i hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar protesta në këtë zonë kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri ditën e premte, më 26 dhjetor.

Autoritetet bëjnë me dije se, ndonëse protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e problematikave për udhëtarët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit