

SHBA – Maria Sol Messi, motra e Leos, u përfshi në një aksident me makinë në Miami. 32-vjeçarja pësoi lëndime të shumta, përfshirë djegie dhe dy thyerje të vertebrave.
Megjithatë jeta e saj është jashtë rrezikut, por gjendja e saj ende nuk është e mirë.
Sipas raportimeve nga Argjentina, Maria Sol u sëmur, ndërsa drejtonte një SUV dhe, pasi humbi kontrollin, u përplas me një mur.
Ajo tani është kthyer në atdheun e saj, ku do të fillojë një program të gjatë rehabilitimi. Dasma e saj, e planifikuar për 3 janar, është shtyrë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






