

Sarandë, 23 Dhjetor 2025
Pas dy vitesh hetime, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka dërguar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2023.
Në bankën e të akuzuarve janë Albi Mecini, Sebastjan Lataj dhe Sofokli Baxherri. Ata përballen me tre akuza kryesore: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, si dhe trafikimi i mjeteve motorike, sipas parashikimeve të nenëve 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal.
Hetimet vazhdojnë, duke përfshirë gjetjen e personave të rrëmbyer dhe identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.
Materialet i kaluan autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






