Transmetuar më 23-12-2025, 14:22

Angli, 23 Dhjetor 2025

Policia britanike ka arrestuar në Londër aktivisten suedeze Greta Thunberg gjatë një proteste në mbështetje të Palestinës. Arrestimi është kryer në bazë të ligjeve kundër terrorizmit, pasi Thunberg mbante një pankartë në mbështetje të të ndaluarve të lidhur me organizatën “Palestine Action”, e cila është shpallur organizatë terroriste nga qeveria britanike.

Sipas mediave britanike, një zëdhënës i Policisë së Qytetit të Londrës bëri të ditur se gjatë protestës u arrestuan gjithsej dy persona, pas hedhjes së bojës së kuqe në një ndërtesë. “Pak kohë më vonë, një grua 22-vjeçare mbërriti në vendngjarje dhe u arrestua për shfaqjen e një objekti në mbështetje të një organizate të ndaluar”, tha zëdhënësi i policisë në një deklaratë zyrtare.

Ndërkohë, organizata “Defend Our Juries” deklaroi se kishte shënjestruar ndërtesën pasi ajo përdorej nga një kompani sigurimi që, sipas saj, ofronte shërbime për degën britanike të kompanisë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems”.

Materialet i kaluan autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit