Transmetuar më 23-12-2025, 14:17

Tiranë, 23 Dhjetor 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot situatën e Ervin Salianjit dhe raportin e tij me Partinë Demokratike, duke mohuar ekzistencën e një vendimi zyrtar për përjashtimin e tij nga partia.

I pyetur nga gazetarët nëse Salianji është përjashtuar nga PD, Berisha u shpreh se ai ka kaluar atë që e cilësoi si “vija e kuqe”, duke theksuar se nuk ka një vendim formal, por se Salianji, sipas tij, është vetëpërjashtuar.

“Mendja te Salianji edhe këtu mor burrë!? Ça lidhje ka Salianji këtu? Jemi për farsën. Ai bëri një burg politik. Ai sot është njeriu që ka kaluar linjat e kuqe. Nuk ka një vendim, por ka vetëpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do të merrni”, deklaroi Berisha.

Deklarata e kreut të PD-së vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme brenda forcës politike, ku raportet me disa figura të saj vijojnë të jenë në qendër të debatit publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit