

VLORË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës u zhvillua me tensione, pasi shoferët e autobusëve të linjave urbane kërkuan të merrnin pjesë në seancë, por nuk u lejuan nga efektivët e sigurisë. Shoferët synojnë të takojnë kryetaren e bashkisë për të diskutuar shqetësimet e ngritura ditën e djeshme, lidhur me konkurrencën e paligjshme nga furgonat pa licencë.
Një tjetër çështje që ata ngritën ka të bëjë me ndryshimin e vendndodhjes së stacionit të autobusëve. Aktualisht, sipas tyre, stacioni do të vendoset pranë institucionit të paraburgimit, duke e bërë të vështirë për udhëtarët të përdorin shërbimin për shkak të largësisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






