

Deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas informacioneve të deritanishme, Xhaçka ka mbërritur në SPAK pak më parë, e vetme dhe pa shoqërimin e një përfaqësuesi ligjor. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyen e paraqitjes së saj.
Gjatë karrierës së saj politike, Olta Xhaçka ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë e drejtuara nga kryeministri Edi Rama, fillimisht si ministre e Mbrojtjes dhe më pas si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që deputetja paraqitet në ambientet e këtij institucioni, megjithatë edhe në këtë rast nuk janë bërë publike detaje shtesë mbi natyrën e thirrjes.
Më shumë informacion pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






