

Një tjetër postim enigmatik ka shtuar dyshimet për lidhjen e shumëpërfolur midis Capital T dhe Adrola Dushit. Reperi ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku në skajet e fytyrës së tij janë vendosur duart e një vajze, por janë unazat ato që ‘tradhtojnë’ identitetin e saj.
Komentet menjëherë kanë aluduar se bëhet fjalë për Adrolën dhe në fakt, mund të kenë të drejtë!
Në disa video të modeles në rrjetet sociale, shihen unazat dhe nëse do të mendoni se është thjesht rastësi, edhe pozicionimi i tyre është i njëjtë. Madje, edhe ngjyra e modeli i thonjve për ata që duan më shumë detaje. “E mbaj jetën private me dëshirë”, shkruan ai.
Si të mos mjaftonte, Adrola ka ripostuar edhe projektin e ardhshëm të ‘Kapos’, “Llatava” që publikohet më 24 dhjetor. Së fundmi, edhe komentet në postimet e njëri-tjetrit janë shpeshtuar. Shenjat janë të gjitha, vetëm konfirmimi i hapur mungon.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






