

SHBA- Vince Zampela, një nga figurat më ikonike në industrinë globale të videolojërave dhe bashkëkrijues i serisë “Call of Duty”, ka vdekur në moshën 55 vjeç, njoftoi të hënën Electronic Arts (EA).
EA nuk e bëri të ditur shkakun e vdekjes. Megjithatë, NBC Los Angeles raportoi më vonë se Zampela u vra në një aksident me makinë të dielën pasdite në autostradën malore Angeles Crest në Kaliforni.
Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, autoritetet u njoftuan për një aksident automjetesh në orën 12:43 të pasdites të dielën. Më vonë ata njoftuan se shoferi dhe një pasagjer u vranë, por nuk do t’i publikojnë emrat e tyre derisa të njoftohen të afërmit.
Policia raportoi se, “për arsye të panjohura, automjeti doli nga kursi” dhe u përplas me një parapet betoni.
Në deklaratën e saj, EA e përshkroi Zampelas si një “vizionar”, duke theksuar se “puna e tij kontribuoi në mënyrë vendimtare në formësimin e argëtimit modern interaktiv dhe frymëzoi miliona lojtarë dhe krijues në të gjithë botën”.
“Kjo është një humbje e paimagjinueshme dhe mendimet tona janë me familjen e Vince-it, të dashurit dhe të gjithë ata që u prekën nga puna e tij”, tha kompania, duke theksuar se “ndikimi i tij në industrinë e videolojërave ka qenë i thellë”.
Zambella bashkëthemeloi Infinity Ward, studion që publikoi Call of Duty të parë në vitin 2003. Seria është bërë një nga më të suksesshmet komercialisht në historinë e videolojërave, me dhjetëra publikime, ndërsa “Call of Duty: Black Ops 7” u publikua vitin e kaluar.
Zambella gjithashtu bashkëthemeloi Respawn Entertainment, e cila krijoi, ndër të tjera, serinë Titanfall. Respawn Entertainment u ble nga Electronic Arts në vitin 2017, duke forcuar më tej pozicionin e EA në hapësirën e lojërave aksion në vetën e parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






