Transmetuar më 23-12-2025, 08:18

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje të reja nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje.

Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij.

Qyno deklaroi në “Top Story” se janë 130 video-përgjimesh të cilat SPAK po i sheh dhe kontrollon.

Qyno: Është një dosje që është në vijimësi, do të ketë zyrtarë të tjerë në administratën shtetërore, sepse shumë nga ajo pajisja përgjuese që çuditërisht nuk e di se cili ka qenë qëllimi që ky duhet t’i përgjonte të gjitha takimet. Janë 130 e kusurë video, që janë rikuperuar dhe marrë nga kjo pajisje. Padyshim që do të shihen njëra pas tjetrës. Zakonisht në dosjen penale ato tre pikat, unë që kam parë dosje, janë sharje, ose janë emra që SPAK nuk do t’i bëjë publik. Këto janë dy standarde ku vihen pikat,

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit