Transmetuar më 22-12-2025, 23:03

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi Ramën se për shumë kohë ka lejuar Ergys Agasin të kontrollojë institucionet e sigurisë kombëtare siç janë, SHISH, Mbrojtja dhe policia. I ftuar në emisionin “Studio 24”, Bardhi tha se Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm për shkak se nuk i pëlqenin.

Bardhi thekson ndër të tjera se Agasi ka qenë një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij.

"Prokuroria ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm përgjimesh ku përfshihen ministra. Zoti Agasi kishte një hobi, regjistronte veten, janë me mijëra orë filmime ku del në sipërfaqe si ka funksionuar qeveria e Ramës. Nga kryeministri e me radhë kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Nga afera korruptive tek ndarja e tenderave, tek vrasjet dhe ndihma ndaj krimit të organizuar.

Agasi ka filmuar, kush ka shkuar në shtëpinë dhe zyrën e tij është regjistruar, i ndante dhe i ruante filmimet me data me muaj e vite, kishte një arkivë të plotë. Agasi ka qenë tipikisht një njeri që koordinonte dhe për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të Ramës dhe forcës që i vinte nga pushteti i krimit, ka menduar se nuk do të vinte prokuroria në derën e tij. Edhe pse prokuroria e tij kishte shkuar. Do të dalin gjëra të rënda, do të dalin që cështjet që lidhen me sigurinë kombëtare kanë qenë në duart e krimit të organizuar.

Agasi kontrollonte cdo institucion të sigurisë kombëtare, nga mbrojtja, SHISH, deri tek policinë. Me pushtetin, në krah të tij qëndronte Rama. Ai kontrollonte këto instituciobe, Agasi ka shkarkuar nga detyra 3 ministra të brendshëm për shkak se nuk i pëlqenin Ergys Agasit," Gazment Bardhi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit