Transmetuar më 22-12-2025, 21:50

SHBA- Administrata Trump po largon shumë diplomatë karriere nga pozicionet ambasadoriale jashtë vendit, duke shënuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në ristrukturimin e përgjithshëm të trupit diplomatik nga Departamenti i Shtetit. Sipas CNN , më shumë se 20 diplomatësh të lartë janë njoftuar se duhet të largohen nga postet e tyre brenda muajit të ardhshëm. Diplomatët u emëruan në ambasada anembanë botës gjatë mandatit të Biden, por ata janë diplomatë karriere, që do të thotë se kanë shërbyer për vite me radhë në shërbimin e jashtëm nën presidentët e të dyja partive.

Një procedurë formale

Ambasadorët shërbejnë sipas gjykimit të presidentit, por mandatet e tyre në çdo mision diplomatik zakonisht zgjasin tre ose katër vjet. Ambasadorët e emëruar politikisht zakonisht lënë rolet e tyre kur ka një ndryshim në qeveri. Nga ana e tij, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e përshkroi tërheqjen e ambasadorëve si ‘një procedurë standarde në çdo administratë’.

"Një ambasador është një përfaqësues personal i presidentit dhe është prerogativë e presidentit të sigurojë që ai të ketë njerëz në ato vende që po promovojnë axhendën ‘Amerika e Para'", tha ai. Zyrtari nuk konfirmoi numrin e ambasadorëve të thirrur ose vendet ku ata shërbyen. Megjithatë, ish-anëtarë të trupit diplomatik e përshkruan situatën si të pashembullt.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë 101-vjeçare të Shërbimit të Jashtëm të SHBA-së. Ambasadorët shërbejnë sipas gjykimit të presidentit. Por çdo president i ka mbajtur shumicën e ambasadorëve të karrierës në vend derisa pasardhësit e tyre të konfirmohen nga Senati", tha Rubin, ish-president i Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm.

Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm, tha se, kanë marrë raporte të besueshme nga anëtarët tanë në poste diplomatike në të gjithë botën se shumë ambasadorë të emëruar gjatë administratës Biden janë udhëzuar të lënë postet e tyre deri më 15 ose 16 janar. Në deklatën e tyre thuhej, "Sipas burimeve tona, nuk është dhënë asnjë shpjegim për këto tërheqje".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit