

TIRANË- Policia e shtetit bën me dije se, ka shoqëruar në komisariatet e Tiranës, 10 persona pas përmbylljes së protestës kombëtare të opozitës. Arsyeja e shoqërimeve lidhet me hedhjen e molotovëve drejt godinës së kryeministrisë, sapo kreu i Partisë Demokratike, mbylli fjalimin në shesh.
Gjithashtu mësohet se disa prej deputetëve të PD-së ndodhen pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, pranë protestuesve të shoqëruar, në mbështetje të tyre./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






