

TIRANË, 22 dhjetor 2025
Gjatë protestës së opozitës të zhvilluar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, janë shënuar episode tensioni, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur mjete ndezëse në drejtim të godinës qeveritare.
Gjithçka ndodhi pas përfundimit të fjalës së Berishës.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Protesta e opozitës vijon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






