

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme. Salianji tha për mediat se askush nuk e përjashton nga Partia Demokratike. Demokrati përmendi edhe skandalet në qeverinë e Ramës, duke thën se qeveria është e zhytur në skandale dhe është koha që të rrëzohet.
Demokrati nënvizoi se skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës.
“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”, tha Salianji
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






