

Ndeshja e sotme e Kupës së Afrikës mes Malit dhe Zambias u mbyll në barazim 1-1, pas një goli të shënuar në minutat shtesë nga sulmuesi Patson Daka.
Mali dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe, pas një penalltie të humbur nga El Bilal Touré, kaloi në avantazh në pjesën e dytë me golin e Sinaikos. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores për malinët, Zambia gjeti golin e barazimit në minutën e 92-të.
Patson Daka realizoi saktësisht me kokë brenda zonës, duke rikthyer Zambian në lojë dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas golit, sulmuesi tentoi një festim akrobatik, por u rrëzua keq dhe për pak momente krijoi shqetësim te shokët e skuadrës dhe stafi mjekësor. Fatmirësisht, bëhet me dije se lojtari nuk pësoi dëmtime serioze dhe gjithçka mbeti vetëm një frikë e momentit.
Daka, i cili aktivizohet me Leicester City, e mbylli ndeshjen pa probleme shëndetësore, ndërsa barazimi i siguroi Zambias një pikë të rëndësishme në grup.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






