

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë.
Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Raportohet se trupi i 64 vjeçarit u gjet i pajetë sot në shtëpinë e tij në Dragodan, Prishtinë
Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe admiruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






