

ZVICER – Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në klasifikimin e FIFA-s. Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e fundit për këtë vit, me kuqezinjtë që nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në krahasim me klasifikimin e muajit të mëparshëm.
Po kështu, as përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pësuar ndryshime në klasifikimin e FIFA. Dardanët e mbyllën këtë vit në vendin e 80-të që është pozicionimi më i mirë i tyre që nga momenti kur u anëtarësua në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






