Transmetuar më 22-12-2025, 17:39

VLORË – Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në një gurore në zonën e Borshit.

Sipas informacioneve paraprake, një gur me përmasa të mëdha ka rënë gjatë punimeve, duke plagosur drejtuesin e një mjeti të rëndë (skrep). I plagosuri është identifikuar si Adnan Hysi, 43 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Autoritetet përkatëse kanë nisur verifikimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit