Transmetuar më 22-12-2025, 17:31

Jasukuni, brenda tempullit më të debatueshëm të Japonisë: histori e nderuar apo e shtrembëruar?

Japonia ka me dhjetra mijëra tempuj Shinto të përmasave të ndryshme, por tempulli "Jasukuni" ka qenë prej kohësh shumë i debatueshëm.

Në tempullin "Jasukuni", i cili ndodhet në qendër të Tokios, nderohen rreth 2.5 milionë japonezë të rënë gjatë luftës, duke përfshirë 14 kriminelë lufte të kategorisë A gjatë Luftës së Dytë Botërore, të dënuar nga Gjykata Ushtarake Ndërkombëtare për Lindjen e Largët, gjë që dënohet kategorikisht nga vendet fqinje.

Vitet e fundit, vizitat në tempullin "Jasukuni" të disa udhëheqësve japonezë, jo vetëm kanë përkeqësuar marrëdhëniet e Japonisë me fqinjët, por gjithashtu kanë lënduar thellësisht ndjenjat e popujve në ato vende. Kryeministrja aktuale japoneze, Sanae Takaichi, e ka vizituar shumë herë tempullin "Jasukuni" që para marrjes së detyrës si kryeministre.

Teksa përballen me zemërimin nga viktimat e luftës agresive të Japonisë, politikanët japonezë shpesh minimizojnë mosmarrëveshjet, duke pretenduar se tempulli "Jasukuni" është thjesht një terren Shinto për të bladuar dhe ngushëlluar shpirtrat e të vdekurve. Megjithatë, ky tempull, shumë i nderuar, është i mbushur me simbole të lidhura ngushtë me militarizmin dhe luftën.

Në bazat e dy fenerëve të mëdhenj prej guri në tempullin "Jasukuni" paraqiten relieve që përshkruajnë luftrat e Japonisë, përfshirë Luftën e Parë Kino-Japoneze të viteve 1894-1895 (e njohur gjithashtu si Lufta Jiawu) dhe shtypjen e kryengritjeve autoktonëve në Tajvan nën sundimin kolonial japonez, duke i theksuar ato qëllimisht si "bëma" ushtarake japoneze. Disa nga këto imazhe madje janë botuan nëpër kartolina.

Por ku është, atëherë, ngushëllimi për gjakun dhe lotët e civilëve të panumërt aziatikë që vuajtën në këto të ashtuquajtura "bëma" të ushtrisë japoneze?

Një tjetër ironi e habitshme është se Hideki Tojo, një komplotues kyç i agresionit të Japonisë gjatë kohës së luftës në Azi, nderohet si një "Dëshmor Showa", pavarësisht se është dënuar me vdekje për krime lufte dhe ekzekutuar me varje.

Brenda tempullit "Jasukuni" nuk mund të shpërfillet muzeu "Yushukan", ku rrëfimet historike janë të mbushura me shtrembërime, duke turbulluar qëllimisht të drejtën dhe të gabuarën.

Për shembull, ai pretendon se ushtarët japonezë që i donin familjet e tyre, nuk do të kryenin në asnjë mënyrë akte plaçkitjeje ose mizori të tjera jashtë shtetit. Por në fakt, Japonia pushtoi brutalisht pjesë të mëdha të Azisë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje të pafundme për qindra mijëra civilë të pafajshëm. Ushtria japoneze kreu gjithashtu eksperimente mbi njerëz të gjallë, duke kryer veprime mizorie ekstreme.

Në përshkrimin shumë të shkurtër për Masakrën e Nankinit, ku u vranë rreth 300 mijë kinezë, masakra emërtohet si "Incidenti i Nanjkinit" dhe përshkruhet thjesht si një ngjarje në të cilën "ushtarët kinezë të maskuar me rroba civile" u "persekutuan rëndë".

Megjithatë, mes vizitorëve, ka edhe nga ata që shohin të vërtetën. Në librin me komentet e vizitorëve të muzeut "Yushukan", një mesazh në anglisht, i nënshkruar me "J.D." shkruan: "Më vjen keq dhe jam i shqetësuar për perceptimin historik të Japonisë dhe japonezëve. Zbukurimi i historisë militariste nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit