Transmetuar më 22-12-2025, 16:13

TIRANË – Janë zbardhur detaje nga dëshmia e biznesmenit Gerond Meçe, i cili u mor peng më 12 gusht, në kuadër të hetimeve të SPAK për çështjen e tenderave të AKSHI-t. Dëshmia e tij përfshihet në dosjen hetimore të siguruar nga autoritetet dhe i është bashkangjitur vendimit të Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj disa zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Sipas deklarimit të Meçes, ngjarja ka ndodhur poshtë pallatit të tij, në momentin kur kishte zbritur nga automjeti. Ai tregon se i janë afruar dy persona që u prezantuan si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të veshur me uniforma që i ngjanin atyre policore dhe me jelekë identifikues.

Biznesmeni shprehet se, pasi është futur në një automjet tip “Defender”, personat i kanë komunikuar se ishte i arrestuar dhe i kanë kërkuar të bashkëpunonte. Meçe thotë se ka kërkuar disa herë dokumentet zyrtare dhe të njoftonte familjen, por i është thënë se këto do t’i sqaroheshin më vonë në komisariat.

Dyshimet e tij, sipas dëshmisë, kanë lindur në momentin kur personat nuk kanë ditur të vendosin prangat dhe kanë komunikuar mes tyre në mënyrë të çrregullt. Më pas, atij i është vendosur një kapuç në kokë, për t’i pamundësuar orientimin gjatë lëvizjes së automjetit.

Meçe deklaron se në atë moment ka kuptuar se nuk kishte të bënte me punonjës të strukturave zyrtare dhe se ishte marrë peng. Hetimet për rastin vijojnë nga SPAK, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi identitetin e personave të përfshirë.

Dëshmia e Meçes:

Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës, ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës dhe ne atë moment është afruar një automjet fuoristrade Range Defender, ngjyre e zeze, me fenelina policie, me targa shqiptare, te cilat ne ato momente nuk i ka fiksuar por me vone ka pare qe targat e atij automjeti janë AC121JJ.

Nderkohe qe makina ka lëvizur drejt tij, ai fiksuar një person jashtë makinës i cili e ka thirrur ne emer Geront Mece. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 1.75 cm, me trup mesatar, me flokë të zeza e të drejta të shtrira poshtë, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjatë, si dhe jelek ngjyrë e verdhë me mbishkrim BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Nuk ka dalluar shenja të veçanta në pamjen vizuale të tij.

Ky person i thotë: “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”. Në atë moment ka besuar që është SPAK dhe është bindur pa shfaqur pakënaqësi apo rezistencë për shkak se ishte në oborrin e pallatit të tij. Në këtë moment nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë i cili i ka hapur vendin për t’u futur brenda, nuk ka qenë as ky i maskuar në fytyrë por ishte pak si i shëndoshë, veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas ka parë brenda në makinë që ky person ka pasur të veshura xhinse të zeza. Në momentin kur e ka thirrur në emër personi i parë, deklaruesi ka shtypur butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht ka filluar të mbyllet. Në këtë kohë kur po mbyllej bagazhi, është futur te sedilja mbrapa në mes e automjetit Defender.

Në atë moment ka hyrë edhe personi i tretë në makinë nga krahu i majtë i tij, i cili kishte veshje të ngjashme me personin e dytë, me xhinse të zeza dhe me bluzë si ato të policisë, i shëndoshë por pa maskë, fytyrë e rrumbullakët, të cilin është në gjendje ta identifikojë lehtësisht. Dy personat që kanë qenë mbrapa me Gerondin (personi dy dhe personi tre) kanë qenë me tatuazhe, personi i dytë ka pasur tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, tatuazh me formë si ajo e germës “b” në krahun e kundërt, e pambyllur plotësisht dhe diku nga mesi kishte një pikë. Personi i tretë, në parakrahun e dorës së majtë ka komplet parakrahun tatuazh bardh e zi.

Ka dëgjuar që shoferi, i cili ishte me maskë, i flet personit të parë duke i kërkuar që të merrte dy çantat e Gerondit nga bagazhi i makinës. Ky merr çantat e i fut në makinë. Pasi futen brenda, deklaruesi i ka pyetur: “Keni ndonjë letër, ju lutem ma jepni?” Personi i parë që ishte në vendin e pasagjerit para, i thotë “je arrestuar” dhe i thotë personit të dytë (në të djathtën e Gerondit) t’i vërë prangat. Deklaruesi kërkon përsëri t’i japin letrat, dhe se duhet të telefonojë në familje. Personi i parë i thotë që letrat do ia japin në komisariat, ndërkohë që makina lëviz për të dalë nga oborri i pallatit. Personat mbrapa tentuan t’i vënë prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t’i vinte prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë që këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan.

Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë “o çuna unë nuk jam kriminel”. Personi i dytë thotë “Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!”, ndërkohë që shoferi u thotë vërini kapuçin. Kur po dilnin nga parkimi i oborrit ka parë babain e tij dhe në atë moment i kanë vënë kapuçin e zi në kokë. Ka kuptuar që personat nuk janë nga SPAK-u. Makina për punë sekondash ndalon në semafor, deklaruesi mendon që do ecë drejt, ndërkohë që makina devijon majtas i pyet se në cilin komisariat do më çonin. Personi i parë i thotë “në komisariatin më të afërt”. Personat para kishin komunikime me zë të ulët mes tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit