

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në protestën e sotme, ai u ka bërë thirrje dhe partive të tjera opozitare për tu bashkuar për qëllimin e përbashkët.
Berisha thotë se ky proces tashmë nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar. Shansi i përmbysjes, njëlloj si në Bangladesh dhe në Nepal, të diktatorëve autokratë, të cilët, pasi vjedhin dhe plaçkitin miliarda nga kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.
22 dhjetori është një ditë e shënuar, është një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndihen opozitarë, pavarësisht dallimeve, të bashkohemi për t’i dëshmuar botës dhe shqiptarëve se nuk ka forcë që të na ndalojë pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Tirana po zien dhe protesta sot do të shënojë kthesën e madhe, do të shënojë kthesën drejt fitores së çdo qytetari për dinjitetin e tij.
Ky është një proces inaugurues. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë dhe jemi të betuar që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e filluam këtë me foltoren përpara Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën. Ajo kishte një mesazh: ai shesh do të jetë sheshi i lirisë”, tha Berisha.
E PLOTË Berisha: Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe
Lapaj ka pasur, ka dhe do ketë mbështetjen time për sa kohë gjendet në protestë.
Dhe jo vetëm Lapaj, por cilido qytetar shqiptar që proteston kundër kësaj qeverie, ka dhe do ketë mbështetjen time.
Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe.
Përndryshe, kuptohet, kryetari i një partie ka projektin e tij.
Unë këtë nuk mund të them.
Por ftesa është e hapur."
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






