Transmetuar më 22-12-2025, 13:18

Dy vëllezërit Ndriçim dhe Fatri Iseberi janë vetëdorëzuar në polici, një ditë pas konfliktit të ndodhur në qytetin e Kukësit, ku mbetën të plagosur Amarildo Cena dhe Sadik Kapica.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Ndriçim Iseberi, 38 vjeç, është arrestuar, ndërsa vëllai i tij, Fatri Iseberi, 39 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 14:35, në zonën e quajtur “Dëshmorët”. Dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me Amarildo Cenën dhe Sadik Kapicën, të cilët si pasojë kanë mbetur të plagosur.

Gjatë incidentit, Ndriçim Iseberi ka goditur me qytën e pistoletës Sadik Kapicën, ndërsa Amarildo Cena ka mbetur i plagosur rëndë nga pakujdesia, ndonëse nuk ishte pjesë e drejtpërdrejtë e konfliktit.

Policia po vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit