

Durrës: Veprimet hetimore çojnë në ndalimin e një 36-vjeçari për një ngjarje të rëndë
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë çuar në ndalimin e shtetasit Jaho Kodra, 36 vjeç, banues në Durrës, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Durrësit.
Sipas autoriteteve, 36-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, ka përfshirë me forcë në një automjet një shtetas 48-vjeçar, ndaj të cilit më pas janë ushtruar veprime të rënda.
Ngjarja po hetohet në kuadër të veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi J. K. u lokalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në momentin kur po përpiqej të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Gjithçka nisi pas kallëzimit të bërë nga i dëmtuari, Denis S., kur policia identifikoi autorët e dyshuar: Anderson Kodra, Klerjan Kodra, Jaho Kodra dhe Samuel Puja, të gjithë banues në Durrës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e veprimeve ligjore.
Durrës, çfarë ndodhi më 1 korrik
Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit, punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.
Menjëherë për kallëzimit të shtetasit Denis S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra, 36 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se konflikti ka nisur për shkak të një vendi parkimi mes Denis S. dhe babait të njërit prej autorëve të dyshuar. Ky i fundit ka njoftuar djemtë, të cilët janë paraqitur menjëherë në biznesin e Denisit, e kanë marrë me forcë në automjet dhe e kanë dhunuar. Në fund, e kanë lënë pranë një depoje uji në zonën e Spitallës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






