

SHBA, 22 Dhjetor 2025
Një incident i pazakontë është regjistruar gjatë ndeshjes së NFL-së mes Detroit Lions dhe Pittsburgh Steelers, ku ylli i Pittsburghut, DK Metcalf, u përfshi në një debat me një tifoz dhe e goditi atë me grusht.
Episodi ndodhi gjatë çerekut të dytë të takimit dhe u kap nga kamerat televizive. Metcalf, marrës i Steelers, u pa duke shkëmbyer fjalë të ashpra me një tifoz të Detroitit, i cili ishte përkulur mbi kangjellat pranë fushës.
Pas debatit verbal, lojtari reagoi duke e goditur tifozin në fytyrë. Ky i fundit ngriti krahët për të sinjalizuar incidentin, ndërsa Metcalf u largua dhe u rikthye pranë shokëve të skuadrës.
Sipas raportimeve, gjatë ndeshjes nuk u mor asnjë masë disiplinore ndaj lojtarit për këtë veprim.
DK Metcalf appears to have an altercation with a Detroit fan pic.twitter.com/a478Zjg3tR
— NFL on CBS 🏈 (@NFLonCBS) December 21, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






