

Gjermani, 22 Dhjetor 2025
Bayern Munich ka rikthyer menjëherë ritmin e fitoreve, duke triumfuar bindshëm 4-0 ndaj Heidenheim dhe duke konsoliduar kryesimin në Bundesliga, me 9 pikë diferencë nga Borussia Dortmund.
Skuadra bavareze zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të, kur Stanisic realizoi me kokë pas një krosimi në zonë. Dominimi i Bayern u konkretizua sërish në minutën e 32-të, me Olise që dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë ofensiv.
Heidenheim rezistoi deri në minutat e fundit, por në të 86-tën ishte Diaz që shënoi golin e tretë. Festa u plotësua nga Harry Kane, i cili realizoi golin e katërt dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Me këtë gol, Harry Kane mbyll vitin kalendarik me 60 gola dhe arrin shifrën e 100 kontributeve direkte në gola me fanellën e Bayern Munich, 81 gola dhe 19 asistime në 78 ndeshje, duke u bërë lojtari që e arrin këtë rekord më shpejt në historinë e Bundesligës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






