

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 76”, në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë operacionit, u arrestua në Tiranë shtetasi Gjergji Ceka alias Gjergji Kola, 37 vjeç, banues në kryeqytet, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Malagës, me vendim të datës 14.11.2025, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, po kryen procedurat për ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Spanjës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






